Ditët e fundit ka pasur spekulime nga mediat se në PD ka një krisje sa i përket çështjes së lobimit në SHBA.
Spekulimet u shtuan ndjeshëm pas një mesazhi dhe një interviste të biznesmenit Damir Fazlliç.
Pati nga ata që thanë se linja e Sali Berishës po i del kundër asaj të Lulzim Bashës.
Për këtë arsye, prononcimi i ish-kryeministrit Berisha pritej me interes.
Megjithatë Berisha ka ruajtur të njëjtën linjë si Basha sa i përket çështjes së lobimit, pas raportimeve se Rusia mund të ketë ‘futur duart’.
“Rama po përpiqet të shpërqëndrojë vëmendjen nga zhvillimet që do shënojnë fundin e tij,” tha Berisha në një prononcim për median.
Ai iu referua çështjes së kokainës.
“Sot sapo pashë mediat dhe konstatoj se Rama ka përdorur si mburojë ndaj tij dhe ndaj vëllait Olsi ka përdorur për mburojë komunikatën banale që ka lëshuar dje Fatmir Xhafa, pasi i futi thikën pas shpine në mënyrë ekzemplare me deklaratën e tij që bëri mëngjesin e ditës së drogës së madhe kur tha se operacioni u krye nga policia dogana dhe partnerët ndërkombëtare. Me këtë deklaratë, me këtë thikë pas shpine është që Xhafa dëshmoi se ka tashmë peng Edi Ramën, pra nuk është vetëm Sajmir trafiku, por tani del edhe Fatmir Xhafa. A mund të imagjinoni ju, kryeministër që të vendosë në facebook e tij statusin e Xhafës dhe bërtiste në çdo rrjesht: Rroftë Xhafa”.
“Fundi i karrierës së tij do jetë si Noriega e Ballkanit, si Noriega e Europës,” tha Berisha.