970×90
970×90
970×90
970×90
970×90

KA FILLUAR FAZA E II- të e PROJEKTIT KOMUNA PER TE RINJET NE KOMUNEN E JUNIKUT

KA FILLUAR FAZA E II- të e PROJEKTIT KOMUNA PER TE RINJET NE KOMUNEN E JUNIKUT

 

Bazuar në suksesin e dhe impaktin e Fazës së I-rë të projektit „Komuna për të rinjët“, ku përmes këti projekti janë furnizuar me shporta për mbeturina të gjitha lagjet dhe impaktit në përformancën e Klubit të Pingpongut Juniku, që me 8 fitore në këtë vit po synon Superligen dhe ndikime të ngjajshme në jetën sociale e kulturore, tashmë ka fillluar edhe Faza e II-të, fillimisht me sesionet informuese me Institucionet dhe Palet e Interesit ne komunen e Junikut rreth projektit Komunat për të Rinjtë I financuar nga Qeveria Japoneze dhe Banka Boterore.  

 

Projekti 2.79 milion dollarë amerikanë Komunat për të Rinjtë (M4Y) synon të fuqizojë të rinjtë që të shprehin interesat e tyre në planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve lokale socio-ekonomike rinore. Projekti ndërthur qasje inovative për zhvillimin e komunitetit, angazhimin e qytetarëve, përgjegjshmërinë sociale dhe zhvillimin e aftësive për të zgjeruar mundësitë e të rinjve të margjinalizuar për të marrë pjesë në aktivitete qytetare, dhe për të ndikuar në ndryshime pozitive në komunitetet e tyre. Projekti synon gjithashtu të përmirësojë bashkëpunimin dhe besimin ndërmjet rinisë dhe pushtetit vendor, duke mbështetur bashkitë për të adresuar nevojat e të rinjve përmes shërbimeve të synuara më mirë, të drejtuara nga kërkesa dhe institucionalizimit të angazhimit të të rinjve në zhvillimin lokal. 

 

Business Support Center Kosovo (BSCK) në partneritet me Community Development Fund (CDF) ka filluar implementimin e këtij projekti në tre komuna të Kosovës (Junik; Rahovec dhe Gllogoc). 

 

Projekti është i strukturuar rreth qëllimeve kryesore të  mëposhtme: 

 

1)     Themelimi i 200 projekteve të zhvillimit të komunitetit të drejtuar nga të rinjtë, në 10 komuna në Kosovë (Kaçanik, Ferizaj, Elez Han, Junik, Rahovec, Gllogoc, Zveçan, Ranillug, Skenderaj dhe Vushtrri) 

2)     Rritja e punësueshmërisë së të paktën 3,000 të rinjve, duke ndërtuar aftësitë e tyre në planifikimin, zbatimin dhe monitorimin e projekteve 

3)     Ofrimi i mundësive për përvojë pune për të paktën 500 të rinj nëpërmjet vullnetarizmit në projekte dhe praktikë në komunë

Related posts