970×90
970×90

Jurgen Uldedaj ‘shpërthen’ në lot pasi shpallet kampion bote në WBO, titullin ia dedikon babait!

Jurgen Uldedaj ‘shpërthen’ në lot pasi shpallet kampion bote në WBO, titullin ia dedikon babait!

Jurgen Uldedaj, u shpall kampion bote në sfidën e vlefshme për titullin “WBO Youth”, në peshat “Cruiser”, mbrëmjen e sotme, në “Tirana Olimpik Park”.

Boksieri shqiptar fitoi përballë argjentinasit, Nikolas Leandro Arganaraz, në sfidën që zgjati plot 10 raunde.

Gjyqtari i parë, Mateo Montela, dha rezultatin 98-91.

Gjyqtari i dytë, Hoze Martinez 98-91, po i njëjti vendim.

Edhe gjyqtari i tretë, Piter Adam, dha rezultatin 98-91. Kështu, boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj fitoi me vendim unanim nga gjyqtarët.

“Ky është thjesht një motivim i vogël, për t’u shpallur kampion bote kur të rritem, në këtë federatë. Kundërshtari nuk kishte ardhur kot, edhe ai luftoi, por sonte fitoi më i miri,” ishin fjalët e para të Uldedajt për Rtsh pas fitores së titullit botëror.

Përderisa kam marrë iniciativën për të hipur në këtë ring, nuk kam frikë. Kam qenë i sigurt për fitoren. Titullin ia dedikoj dy personave shumë të rëndësishëm, babait dhe xhaxhait tim,”.

Uldedaj pasi triumfoi përballë argjentinasit u emociona aq shumë saqë shpërtheu në lot.

Related posts