
Jurgen Klopp beson se Juventusi është skuadra favorite për ta fituar Ligën e Kampionëve këtë edicion
Liverpool edicionin që shkoi fitoi Ligën e Kampionëve, ndërsa për këtë sezon, Jurgen Klopp ka thënë se Juventusi është favoriti kryesor, shkruan Reporteri.net
“Juventus ishin favoritët e mi para se të fillonte sezoni, unë nuk e shikoj mjaftueshëm futbollin italian dhe nuk mund ta kuptojë pse nuk janë dhjetë pikë para skuadrave tjera në krye të Serie A,” ka thënë Klopp.
“Ata kanë skuadrë më të mirë që kam parë ndonjëherë në jetën time, lojtarë cilësorë gjithashtu, të jashtëzakonshëm,”.
Ndryshe, Juventusi në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve do të takohet me Lyonin.