970×90
970×90

Juniku po ndryshon, pamje nga rruga Jasiq-Gjocaj

Juniku po ndryshon, pamje nga rruga Jasiq-Gjocaj

Kryetari i Komunës së Junikut, Agron Kuçi me bashkëpuntorë kanë vizituar punimet e njëres prej rrugëve kryesore e cila është duke u asfaltuar, shkruan Gazeta Projekti.

Bëhet fjalë për asfaltimin e rrugës Jasiq-Gjocaj, projekt që ofron infrastruktur të mirë rrugore dhe qasje të lehtë për qytetarët e fshatrave Gjocaj, Jasiq dhe qytetarët e Junikut që gëzojnë parcela në këtë zonë.

Projekti rrugor Gjocaj-Jasiq financohet nga fondet e Grantit të Përformancën së mirë Komunale për vitin 2020, ky grant bashkëfinancohet nga MAPL dhe donatorët mbështetës të Qeverive Zvicerane, Suedeze dhe Norvegjeze, përfituese e të cilit grant është komuna e Junikut.

Projekti realizohet në kuadër të iniciativës “Shërbime të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”.

Related posts