
Territori i Junikut ka arritur ta zhvilloj një infrastrukturë rrugore të përshtatshme për zhvillimin e veprimtarive të ndryshme biznesore, si dhe një rrjet rrugësh i zhvilluar plotësisht dhe tanime banorët kanë qasje mjaft të mirë, shkruan gazetaprojekti.com
Të gjitha rrugët kryesore janë të lidhura me çdo lagje dhe për këtë strategjia lidershipit të Komunës ka menduar mirë. Por, qasja në lagjet më të thella si, Gjocaj dhe Jasiq ka pas problem jetik me infrastruktur dhe ky problem tashmë është evituar plotësisht nga Komuna e Junikut, ky ishte edhe njëri prej premtimeve të kryetarit Agron Kuçi, i cili tashmë ka marr pamje të re dhe ka tejkaluar edhe pritshmeritë.


