
Kryetari i Komunës së Junikut dhe stafi i tij, sot kanë dalë në teren ku edhe kanë inspektuar punimet të cilat janë duke u realizuar në këtë zonë, shkruan gazetaprojekti.com
Projekti “Hapja e rrugëve fushore ne komunën e Junikut” është njëri ndër projektet e shumta të cilat janë duke u realizuar, që i ka nisur kjo komunë, edhe ky si shumë projekte tjera është duke u realizuar me intenzitet të lartë dhe punimet priten të kryehn brenda afatit të paraparë.
Vlenë të theksohet se Komuna e Junikut, në kuadër të iniciativës “Shërbime të mira për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik”, po krijon kushte të mira infrastrukturore për zhvillim të bujqësisë dhe blegtorisë duke rriturë investimet.
