970×90
970×90
970×90
970×90

Juniku një ndër vendet më të bukura të Kosovës, duhet vizituar patjetër (Foto)

Juniku një ndër vendet më të bukura të Kosovës, duhet vizituar patjetër (Foto)

Komuna e Junikut ka potenciale te veta turistike që ne te ardhmen ta shohim si vend atraktiv për zhvillimin ekonomik e veçanërisht për promovimin e turizmit.


Turizmi në komunë e Junikut është shtylla kryesore e zhvillimit ekonomik. Potenciali turistik i Komunës së Junikut është ngushtë i lidhur me pozitën gjeografi dhe vlerat kulturore, arkeologjike dhe natyrore të cilat paraqesin një potencial të madh për zhvillimin e turizmit. 

Foto: Parku Moronica

Tashmë Juniku ngadalë është duke u shndërruar ndër vendet me atraktive për turistët në Kosovë, e sidomos për ata që vijnë nga shtetet e huaja, të cilët mbesin të befasuar me bukurit e Junikut dhe bjeshkëve të saja.

17629842_1939184149645703_1465300968936987645_n
Foto: Kanioni i Junikut

Aktualisht komplekset dhe zonat më të vizituara nga turistët janë: Maja e Gjeravicës me dy liqejt natyror, lumi Erenik, Moronica, Kullat, Teqetë, etj. Vlenë të theksohet se njëri ndër atraksionet në këtë vend është lumi Erenik i cili kalon afër parkut Moronica dhe e bënë shumë të veçant këtë zonë.

Turizmit në Junik është i lidhur edhe me bjeshkët të cilat janë të përshtatshme për zhvillimin e sporteve dimërore dhe rekreative (ngjitje në bjeshkë), liqenet e bukura të Gjeravicës, burime e rrjedha lumenjsh, gryka dhe me pyje të larta. 


Foto: Bjeshka e Junikut

Gjithashtu Juniku ka një faunë të shumëllojshme, që nuk mund të hasen në vende tjera, e që gjithashtu kërkohet përkujdesje për ta ruajtur këtë mrekulli natyrore.

17757342_1176529045788938_5421241522808663334_n

Të gjitha këto po i japin atraktivitet komunës së Junikut. Vlenë të theksohet se, kësaj zone i duhet përkushtim që të jetë në vëmendjen e investitorëve dhe shumë turistëve në të ardhmen. Me këtë Komunë udhëheqë Agron Kuçi, i cili me entuzizmin e tij, ka arritë ta transformojë këtë zonë dhe ta kthej në njëren nga pikat më strategjike të Kosovës.

16807669_1918340215063430_4987336462668045805_n
Foto: Lumi Erenikut

Related posts