
Sonte do të jetë arenë sportive në botën shqiptare, përderisa Kosova zhvillon ndeshjën e radhës kundër Maltës, kampioni i Evropës në boks Haxhi Krasniqi mbron titullin kundër Ronny Landaeta kampionit tjetër spanjollë, e në Junik zhvillohet ndeshja në mes FC.Junikut dhe Pejës në ligen e Futsallit. Shkruan Gazeta Projekti.
Në Junik është festë sportive, tema aktuale e cila diskutohet sot është meqi i boksierit Junikas, Haxhi Krasniqi i cili pritet të boksoj sonte duke mbrojtur titullin e kampionit të Evropës. Junikasët janë mobilizuar që këtë meqë ta përcjellin në monitor të madh në “Palestren Sportive Ereniku në Junik”. Sallë me kapacitet prej 500 ulëse. Shkruan Gazeta Projekti.
Ka qenë qytetari nga Juniku, Burim Kuçi i cili përmes një statusi në llogarinë e tij në Facebok, ka njoftuar për ngjarjet sportive të cilat do të ndodhin në këtë komunë.
“Sot eshte vertet dite dhe mbremje sportive ne Junik. Me fillim nga ora 18:00 Fc Juniku luan kunder Fc Pejes ne kuader te Superliges se Kosoves ne futsall, ku presim mbeshtetje si asnjehere me pare. Pas kesaj ndeshje futbolli Junikaset kane mundesin t’a shohim kampionin tone, i cili dita e dites po ne bene krenar te gjithe junikasve dhe mbare shqiptarin Haxhi Krasniqi i cili sot mbron titullin e Europes dhe Junikaset do ta kene mundesin ta shohin si asnjehere me pare permes videoprojektorit ne Palestren Sportive Ereniku. Ejani ta shijojm kete mbramje sportive, kjo mbramje fillon ne ora 18:00, Fc Juniku-Fc Peja, dhe nga ora 21:00 do te kete pika muzikore dhe nga ora 22:00 pritet te filloj super boksi i boksierit tone Robin Haxhi Krasniqi qe t’a mbroj titullin e cmuar te Europes. Forca Junik, foca Haxhi!. Ka shkruar Kuçi në lligarinë e tij në Facebook”