Komuna e Junikut ka bërë një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të sigurisë publike duke instaluar kamerat publike në qytet. Përveç kësaj, është funksionalizuar dhoma e monitorimit të kamerave, e cila do të mbikëqyret 24/7 nga Policia e Kosovës, duke siguruar vëzhgim të pandërprerë për qytetarët, shkruan Gazeta Projekti.
Ky projekt pason përfundimin e projektit të ndriçimit publik dhe përfaqëson një tjetër arritje në përmbushjen e premtimeve elektorale të Komunës së Junikut.
Kamerat e sigurisë pritet të luajnë një rol të rëndësishëm në ruajtjen e rendit publik, duke ofruar një ndjenjë më të madhe sigurie për banorët dhe vizitorët e qytetit.
Lajmin e ka bërë publikë kryetari i kësaj Komune, Ruzhdi Shehu i cili ka uruar të gjithë junikasët.