
“Zgjerohet shërbimi mjekësore në QKMF-në “Dr. Ali Hoxha“ në Junik, asaj i shtohen edhe katër mjekë të përgjithshëm”, kështu është bërë e ditur përmes llogarisë së faqes së komunës së Junikut në “Facebook”.
Sot në ambientet e komunës së Junikut, në prani të Kryetarit të Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu, katër mjek të rinj të cilët janë rekrutuar në konkursin e fundit kanë nënshkruar kontratat e tyre sipas ligjeve ne fuqi. Qytetaret e Junikut nga tani mund të marrin shërbime mjekësorë tek mjek137t e përgjithshëm Dr. Dea Dyla, Dr. Lis Kusari, Dr. Rinor Maliqi, Dr. Admir Zymberi
Kryetari i Komunës së Junikut z. Ruzhdi Shehu , uroj mjekët për nënshkrimin e kontratave dhe shprehu kënaqësi që mjekët tonë kanë zgjedhur që karrierën e tyre ta vazhdojnë në vendlindje, duke ju shërbyer qytetarëve të vendit më shumë respekt dhe dinjitet. Ndër tjera Kryetari z. Shehu theksoj se ky është vetëm fillimi i krijimit të shërbimeve profesionale në qendrën e mjekësisë familjare “Dr. Ali Hoxha“, në Junik.