970×90
970×90

Juniku, ballafaqohet me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike.

Juniku, ballafaqohet me ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike.

Qytetarët e Junikut shprehen mjaft të mllefosur me Keds-in i cili kohën e fundit ka shpeshtuar reduktimet e ashpëra të energjisë elektrike në këtë zonë. Edhe pse banorët e Junikut klasifikohen si paguesit më të rregullt të energjisë elektrike, menaxhmenti i Keds-it si duket ende nuk e ka fut në planin e vetë këtë kategorizim. I kontaktuar nga Gazeta Projekti qytetari Burim Kuçi në lidhje me këtë situatë, ai shprehet mjaft i mllefosur me Keds-in për gjendjen që i krijohet Junikut, ndërë të tjera ai thotë se mbi 90% të Junikasëve janë paguesë të rregulltë të energjisë elektrike, andaj është e pakuptimtë se si Keds bllokon jeten aktive të qytetarëve të Junikut si në sport, biznese dhe në familje. Në lidhje me këtë situatë të krijuar, Gazeta Projekti ka provuarë të marr një opinion nga Keds, por, qasja ka qenë e pamundur. Kohën e fundit, Juniku është klasifikuar në vendin që preferohet të vizitohet nga turistët që gjinden në Kosovë. // Gazeta Projekti//

 

Related posts