
Viti i At Gjergj Fishtës ishte në fokusin e veprimtarive të Akademisë së Artit, Shkencës dhe Letrave “Mirdita”. Shkruan Gazeta Projeki.
Në kuadër të vitit fishtjan në fillim të vitit u përcaktuan disa nisma, ndër to dhe konkursi poetik.
Pas njoftimit për hapjen e konkursit poetik u pa një interesim i madh i pendave poetike nga mbarë hapësira jonë kombëtare.
Çmimi i Inkurajues: Indira Avdyl Hoxha-poezia “Viti i Fishtës”
Viti i Fishtës
Nuk e di se krejt çka bëjnë
Të tjerët pas teje
Veç e di se shumëkush vuan
Që të ndajë prej teje.
Herë me dehje herë n‘esëllime
Vuaj në kohë, vuaj n‘ethërime
Në udhëkryqe desh m‘lëshon shpirti.
Cilës rrugë tash do t‘i bie o viti i Fishtës sim.
Kaluan shumë vite o Fishta im i dashur
Që të ndjek para e prapa
Që të ndal e të shikoj
Çfarë do të jetë shikimi yt tani për mua dhe mbarë Shqipëtarin.
Edhe ndonjë ëndërr e kaluar
Do të dëshironte të kthehesh prap
Se tek unë ka mundësi O Fishta im
Të gjejë amën e shpresëmadhes.
E larg meje mund të dështojë
Mbrenda meje kurrë jo.
Dhe kur duket shtyrë nga droja
Se në jetën time gjasa s‘ka
Shpresa dhe mençuria yte O Fishta im
Është ajo që ngroh gjakun tim.
Mençurin tuaj të bukur
E mbuloj gjithëmon me stinën e pranverës
Që të mos ftohen fjalët e tua
Si dhe mos të lendohen.