970×90
970×90

Junikasja Ernesa Shala në mesin e ekipit fitues në garën rajonale “Willem C. International Arbitration Moot”

Junikasja Ernesa Shala në mesin e ekipit fitues në garën rajonale “Willem C. International Arbitration Moot”

Ekipi i Fakultetit Juridik të Universitetit të Prishtinjës në garën Willem C. International Arbitration Moot ka fituar vendin e parë në garën rajonale, si paragarë në përgatitje për garën kryesore që do të mbahet në Vienë.
Para-gara e Zenicës, që u mbajt në Sarajevë dhe Zenicë të Bosne dhe Hercegovinës, është njëra nga para-garat më të fuqishme në Evropë, me konkurrencë të skajshme të ekipeve më të fuqishme të rajonit. Suksesi i studentëve në këtë paragarë është indikator i mirë i suksesit të tyre të deritanishëm, por edhe suksesit që pritet ta tregojnë ata në paragarat tjera dhe në garën kryesore në Vienë, në muajin prill.

Ekipi fitues përbëhet nga Art Sylaj, Dior Zhuri, Ernesa Shala, Lekë Morina dhe Morea Salihu, si dhe trajnohen nga Prof. Ass. Donikë Qerimi dhe Lyra Çela, Doktorante në Programin e së Drejtës Ndërkombëtare, në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Related posts