Mëngjesin e djeshëm në Junik, një Lejlek ishte shfaqur paprit në vendin e tij të vjetër ku e kishte ndërtuar folenë e tij kohë më parë, saktësisht në njëren prej shtyllave elektrike të lagjes, Berisha, shkruan gazetaprojekti.com
Edhe pse kishte shtegëtuar nga Afrika e largët, si duket lejleku nuk u mirprit në Junik, pasi disa persona ende të panjohur me dashje kanë dëmtuar folenë e tij duke larguar edhe Lejlekun nga vendi, shkruan gazetaprojekti.com
Kujtojmë se leljleku është një shpend i i cili Folezon në shtyllat e tensionit të lartë, oxhaqe, çari si dhe nëpër pemë afër zonave urbane.
Është lloj shtegtues, i cili dimëron në Afrikën Subsahariane ndërsa në pranvere shtegton në viset më të nxehta.