970×90

Julian Assange i shpëton ekstradimit të menjëhershëm në ShBA, gjykata britanike kërkon garanci

Julian Assange  i shpëton ekstradimit të menjëhershëm në ShBA, gjykata britanike kërkon garanci

Themeluesi i faqes së famshme të dokumenteve sekrete, “WikiLeaks”, Jualian Assange, i është shmangur rrezikut për ekstradim të menjëhershëm në ShBA, pasi Gjykata e Lartë në Londër sinjalizoi se do ta lejojë që të paraqesë apel për rastin.

Gjykata britanike i dha qeverisë amerikane tri javë për të ofruar një varg garancish rreth të drejtave të Amendamentit të Parë për Assange-n dhe se ai nuk do të ballafaqohet me dënimin me vdekje, raporton televizioni CNN.

Nëse ShBA-ja dështon që t’i ofrojë këto garanci, Assange-s do t’i lejohet apelimi i ekstradimit.

Në një seancë dëgjimore dyditore muajin e kaluar, Assange kishte kërkuar leje për ta rishqyrtuar vendimin për ekstradim të vitit 2022, të nënshkruar nga autoritetet britanike.

Related posts