
Samir Saptahovic është padyshim njëri ndër basketbollistët më të mirë që kanë luajtur në basketbollin e Kosovës.
Fundori Saptahovic, për më shumë se 12 vite karrierë në Kosovë, ka luajtur në disa skuadra të ndryshme si në Sigal Prishtinë, Pejë, Bashkim dhe Mabetex.
“Snajperisti” Spatahovic, ka fituar 4 kampionate dhe 3 kupa për kohën sa ka luajtur në Kosovë.
Ai në një intervistë eksklzuvie për GazetaBlicështë pronocuar në lidhje me karrierën e tij në Kosovë, si dhe për aktivitetet e tij pas pensionimit nga basketbolli.
“Kanë kaluar gati 5 vite prej lojës së fundit që e zhvillova si basketbollist profesional nga 22 vite të plota karrierë që kisha. Basketbolli në veçanti më mungon shumë por e di që edhe unë i mungoj basketbollit kosovar. Në veçanti Kombëtarës së Kosovës. Sigurisht nëse do të isha aty me djemtë e Kombëtares do ishim edhe një hap para. I përgëzoj djemtë për punën e shkëlqyeshme në lojët e fundit. E përgëzoj edhe Federatën e Basketbollit të Kosovës në krye me Arben Fetahun, që po bën punën të jashtëzankoshme për të mirën e basketbollit kosovar”, deklaroi fillmisht Saptahovic për GazetaBlic.
Më pas ai foli për gjendjen e tij momentale dhe punën që po bën momenatlisht pas largimit nga basketbolli, gjithashtu u deklarua edhe për atmosferën e zjarrtë që bëhet në palestrat kosovare.
“Unë që disa vite jam pronari i kompanisë “Start Over Decorating Corporation” e cila merret me ndërtime në New York. Në kompaninë time janë të punësuar 26 punëtorë, shumica nga Kosova e veçanti nga Peja. Punët janë duke shkuar për mrekulli. Falenderimi i takon vetëm Zotit për të mirat që mi ka dhënë. Bashkë me familjën time ( Sajmira, Kejlla dhe Lisian) që 5 vite jemi ne New York”.


“Gjithmonë kam pasur respekt të madh për tifozët e Kosovës nga të gjitha klubet. Atmosfera që bëhet në palestrat kosovare është e jsahtëzakonshme, do të doja që të i përshëndes përzemërsisht tifozerinë nga Peja, “Shqiponjat “, kam kaluar shum vite së bashku me ta , për mua janë numër 1 të cilët e duan klubin e tyre pa asnjë interes” deklaroi më pas ish-basketbollisti Shaptahovic, vazhdoi me deklarimet e tij Shaptahovic.

Samir Saptahovic u deklarua poashtu në lidhje me mundësinë e angazhimit të tij në basketbollin kosovar, gjithashtu zgjodhi dy ndeshjet e tij të cilat i kanë mbetur thellë në kujtesën e tij.
“Nuk kam menduar për ndonjë rikthim të mundshëm në basketboll. Jam duke punuar në biznesin tim dhe nuk kam shumë kohë të mendoj për këtë gjë. Sistemi i jetës në New York të bën të mendosh vetëm për jetën këtu. Kam pasur shumë ndeshje të mira në të cilën e kam shumë të vështirë të përcaktohem për ndonjë ndeshje. Më kujtohet kur kam luajtur për Sigal Prishtinën dhe mbajë mend mirë triumfin e madh ndaj Mabetexit. Ka qenë një lojë shumë e mirë, në 2 vazhdime. Në atë ndeshje i kam shënuar 58 pikë. Më kujtohet shumë mirë edhe loja balkanike në Pejë kundër malazezëve Teodo. Prej – 17 pikë në pjesën e parë, arrita triumfin me Pejën në fund.Nuk mund të them ndonjë kundërshtar, por mund të them që pas luftës Kosova vërtetë ka pasur shumë lojtarë të mirë.”

Ai tha gjithashtu më pas që është basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave që ka luajtur në basketbollin e Kosovës, madje paralajmëroi edhe kalimin e shumë gjeneratave tjera deri në ardhjen e një basketbollisti si ai.
“Nuk dua të jem egoist. Por me gjithë kuptimin e fjalës mund të them se kam qenë basketbollisti më i mirë i të gjitha kohërave në Kosovë, madje e them këtë pa asnjë dyshim. Do të kalojnë shumë e shumë gjenerata për ta arritur nivelin e Samir Shaptahovicit. Pas largimit tim niveli ka rënë shumë në basketbllin e Kosovës, ndoshta probleme edhe financiare sepse edhe ekonomia është në nivelin e ulët. Shpresoj që një ditë do të jetë mirë, gjithashtu edhe që sportistët të vlerësohen më shumë atje, për shkak se sportistët janë ambasadorët më të mirë të shtetit, tha ndër të tjera Saptahovic, për GazetaBlic.

Kurse krejt në fund ai shprehu falenderimit e tij të thella për të gjithë ata me të cilët bashkëpunoi për më shumë se 12 vite radhazi dhe shtetin e Kosovës në përgjithësi.
“Dua t’i falënderoj nga e gjithë thellsia e zemrës sime popullin e Kosovës që më kanë ushqyer për më shumë se 12 vite sa kam lujatur në Kosovë. I falenderoj të gjitha klubet që kam mbrojtur fanellën e tyre. I falënderoj të gjithë kosovarët nga zemra ime dhe kurrë në jetë nuk dua t’i harroj të mirat që i kam pasur atje. Përshëndetje të veçanta dhe lutem për kujdes në këtë kohë të vështirë për ne, shpresoj që Zoti ti ruajë të gjithë shqiptarët kudo që janë, shpresoj që të keni fat, ju dua shumë” përfundoi deklaratën e tij ish-basketbollisti Samir Saptahovic.