Jonida Vokshi ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me daljen e saj më të fundit, duke paralajmëruar një spektakël të jashtëzakonshëm në një nga mbrëmjet “prime”.
Ajo u shfaq e veshur me një fustan të zi elegant, i cili theksoi stilin e saj të rafinuar dhe hijeshinë natyrale. Me këtë paraqitje, Jonida tregoi edhe një herë se ka një sens të veçantë për modën dhe di si të shkëlqejë në skenë. Shkruan “Gazeta Projekti”
Fustani i zi i kombinuar me aksesorë minimalë dhe flokë të stiluar thjesht, e bëri Vokshin të duket madhështore dhe plot finesë. Ajo arriti të krijojë një atmosferë të veçantë, duke sjellë elegancë dhe sofistikim në një mbrëmje të cilën publiku mezi po e pret.
Paraqitja e saj sonte pritet të jetë një moment kyç në spektaklin që do të transmetohet së shpejti, duke tërhequr shikueshmëri të madhe dhe admirimin e adhuruesve të saj.