
Karriera politike e Joe Biden ka qenë e mbushur me tragjedi personale dhe zgjedhja president është kulmi i një rruge plot sfida, shkruan The Guardian.
Mediumi britanik i ka kushtuar një artikull presidentit të ri të ShBA’së në rrugëtimin e tij politik drejt presidencës përmes fotografive.
Joe Biden do të jetë presidenti i ri i ShBA’së, pasi përmbysi rezultatin në shtetin e Pensilvanisë që ia siguruan atij 20 vota elektorale e rrjedhimisht edhe fitoren.
Demokrati Joe Biden është zgjedhur presidenti i 46-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pas një garë të ashpër me republikanin, Donald Trump, i cili synonte të merrte edhe një mandate të dytë si njeriu i parë i Amerikës.
Biden në gjithë procesin e numërimit të votave ka qenë duke prirë, derisa vendimtare ka qenë përmbysja që i ka bërë në Trumpit në shtetin e Pensilvanisë.
Tashmë Biden ka mbi 270 vota elektorale, të cilat ia mundësojnë hyrjen në Shtëpinë e Bardhë si i pari i Amerikës.
Përgjatë historisë, Joe Biden, njihet për afërsinë dhe miqësinë shumë të ngushtë me shqiptarët, sidomos me Kosovën.
Përgjatë viteve të 90-ta, ai ka qenë avokues i madh i lirisë së Kosovës dhe kishte kërkuar me ngul që SHBA të bombardonte Serbinë./Express/




















