
Edhe pse me dy ditë vonesë dhe mes shumë anktheve, Joan Laporta sot do të marrë detyrën si president i ri i Barcelona-s.
Laporta nuk arriti të sigurojë në kohë garancionin prej 125 milionë eurosh nga banka para të hënës, por Federata Spanjolle e Futbollit i dha kohë deri sot, e mërkurë, 17 mars.
Rreth orës 20:00 të martën, Laporta pranoi garancitë nga banka.
Laporta është i gatshëm që të ulet në zyrat e Barcelona-s sot më 17 mars. Inaugurimi pritet të bëhet rreth orës 18:00.
Presidenti do ketë 19 anëtarë në bordin e tij drejtues, me emrat që do bëhen zyrtarë gjatë inaugurimit.
Kush është Joan Laporta, presidenti i ri i Barcelona-s?