
Vënia bark nuk është vetëm një problem estetik , studime të shumta kanë provuar se shtimi në peshë i masës së barkutështë më e rrezikshme se e gjithë pesha trupore kur bëhet fjalë për shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme. Dhjami i shumtë në pjesën abdominale dëmton organet dhe enët e gjakut, duke rritur kështu rrezikun për tension të lartë të gjakut, nivele të larta të kolesterolit, goditje në tru, sëmundje të zemrës, diabet, disa lloje kanceri, madje edhe demencë. Disa njerëz e kanë më të vështirë se të tjerët kur bëhet fjalë për sheshimin e belit, dhe nuk ndodh vetëm për shkak të fatit të keq. Ja cilat janë disa nga arsyet të vërtetuara shkencërisht përse po vini bark:
1.Vuani nga sindroma policistike e vezores: Sindroma policistike e vezores prek rreth 10-20% të grave gjatë viteve riprodhuese. Këto gra kanë nivele më të larta të testosteronit dhe shpesh e gjejnë veten duke shtuar peshë, sidomos përreth belit, shkruan Gazeta Shendeti. Duke qenë se meshkujt kanë zakonisht formë të trupit “mollë”, mendohet se nivelet e larta të testosteronit mund të shkaktojnë këtë formë tipike “mashkullore” të shtimit në peshë. Simptoma të tjera të kësaj sindrome janë çrregullime të ciklit menstrual, qime të shumta në trup dhe akne. Nëse dyshoni se keni këtë sindromë, konsultohuni me mjekun pasi mund të keni nevojë për mjekim.
2.Nuk po flini sa duhet ose po flini më shumë seç duhet: Si pagjumësia (kur flini më pak se 6 orë), ashtu edhe kur e teproni me fjetjen, mund të çojnë në shtim të dhjamit në pjesën e barkut. Nëse e privojmë gjumin, metabolizmi fillon të ngadalësohet për të ruajtur energjitë, dhe fillojmë të hamë ushqime të pashëndetshme. Prandaj trupi fillon t’i ruajë kaloritë si dhjam, sidomos përreth pjesës së belit. Sa i përket vënies së barkut për shkak të fjetjes për orë të zgjatura, shkencëtarët nuk janë të sigurt përse ndodh një gjë e tillë. Megjithatë mund të ndodhë sepse më shumë kohë në shtrat përkthehet në pak kohë të qenët aktivë.
3.Nëna ka formë të trupit ”mollë”: Pjesa e trupit ku depozitohet yndyra lidhet shumë me gjenetikën. Me një vështrim të shpejtë tek pema e familjes, mund të zbuloni nëse keni prirje për të pasur formë të trupit si “molla” apo “dardha”. Ata të cilët gjenet i lidhin më shumë me formën e trupit “mollë”, duhet të jenë më të zellshëm për t’u stërvitur dhe të limitojnë kaloritë nëse nuk duan që të vënë bark.