970×90
970×90
970×90
970×90

“Jo kifle me xhem, por me letër kartoni” – edhe kështu ndodhë në Prishtinë

“Jo kifle me xhem, por me letër kartoni” – edhe kështu ndodhë në Prishtinë


Një gjë sa e pazakontë, aq e gërditshme i ka ndodhur sot një qytetareje të Prishtinës.


Blodina Shehu, një qytetare nga Prishtina sot ka përjetuar një gjë shokuese derisa po hante mëngjesin, shkruan Reporteri.net

Ajo ka ndarë disa fotografi dhe një video me ndjekësit e saj në facebook, ku tregon se në çfarë gjëje të neveritshme ka hasur sot.

Derisa po hante kiflen e saj, të cilën e kishte blerë në restaurantin e quajtur ‘POMO’, ajo ka gjetur brenda saj karton të letrës.

“Ksi mengjesi tmir veq ne Kosove e han. Kifle me karton mrena. POMO a keni diqka me thone?”, ka shkruar ajo në facebook e irrituar nga kjo gjë.

Ndryshe, kjo nuk është hera e parë që qytetarët hasin në këso gjëra.

Hiç më larg se dje, një qytetar nga Drenasi kishte hasur në mish me afat të skaduar të cilin e kishte marrë në Qendrën Sociale.

“Sot kemi shkuar në Qendrën Sociale për të marrë nga një pako, shpërndarjen e ka bërë Islamic Relief Kosova, kur erdhëm në shtëpi hapëm pakon, 3-4 kilogram mish kurbani i prishur. Era është e tmerrshme” është shprehur qytetari

Related posts