970×90
970×90

Jeton në Kosovë por merr email nga KQZ për votimin nga diaspora

Jeton në Kosovë por merr email nga KQZ për votimin nga diaspora

Komisioni Qendror Zgjedhor për zgjedhjet e 14 shkurtit kishte marrë vendim për verifikimin në mënyrë më rigoroze të personave që jetojnë jashtë Kosove.
Periudha për regjistrimin e votuesve nga diaspora kishte filluar më 13 janar dhe pritet të përfundojë më 21 janar.
Secili votues nga diaspora që kishte aplikuar për të votuar me postë, më pas do pranonte një e-mail nga KQZ për të vazhduar hapat e mëtejmë.
Një e-mail të tillë e ka pranuar edhe një person (emër i njohur për redaksinë) por që jeton dhe vepron në Kosovë.
Për Gazeta Projekti, ky burim thotë se nuk ka aplikuar asnjëherë dhe se vetë fakti i pranimit të këtij e-mail ngjallë dyshime për keqpërdorim të të dhënave të tij.
Gazeta Projekti ju sjellë foto ekskluzive nga e-mail i dërguar nga Këshilli Qendror i Zgjedhjeve.

Related posts