970×90
970×90

Jeta Statovci : Vlora Çitaku u angazhua ta ndaj Kosovën

Jeta Statovci : Vlora Çitaku u angazhua ta ndaj Kosovën

Deputetja e Listës Guxo, Jeta Statovci i ka reaguar ish-ambasadores së Kosovës në Amerikë, Vlora Çitakut në lidhje me deklaratën e saj se “Kosovën e pavarur e sovrane Presidentja e tanishme e ka trashëgu”.

Statovci përmes një postimi në Facebook, e ka quajtur nënkryetaren e PDK-së Çitaku si ambasadore të ndarjes së Kosovës.

E dëgjuam edhe ambasadoren e ndarjes teksa na mbajti fjalë për kufijtë e Republikës së Kosovës. “Presidentja Osmani i ka gjetë të gatshëm kufijtë e Republikës”, paska thënë Vlora”, ka shkruar deputetja.

 

Më tutje ajo ka hedhur edhe akuza tjera ndaj ish-ambasadores Çitaku.

E po kjo qartazi fsheh pas vetës bindjen se Vlora, na e paska një farë të drejte që t’i ngushtojë këta kufijë kur e vlerëson ajo. Mbase këtu e gjejmë edhe shkakun e gjithë atij angazhimi të Vlorës në Washington sa ishte ambasadore, për të ja cunguar kufijtë Kosovës apo siç atëherë thuhej, për t’ja kthyer dhuratat Rankoviçit”, ka shkruar ajo.

Related posts