Shqiptarët zënë vendin e parë në podiumin e trishtë të kërkuesve të azilit në Francë me 7432 kërkesa në 2016, para sirianëve, afganëve dhe sudanezëve.
Mund të duket e habitshme sesi shtetas te vendeve që nuk janë në gjendje lufte të vijnë e të kërkojnë azil, por kjo ndodh se procedurat nuk janë bllokuese të francezëve dhe administrata ka pak mjete për të trajtuar shumë kërkesa.
Në vitin 2016, Shqipëria radhitej e para në Francë për kërkesa të azilit, me 7 432 kërkues të regjistruar nga autoritetet përkatës franceze
Tani e disa ditë, katër tenda me familje shqiptare janë vendosur në rrugën “Étienne Billères” të Komunës Haute-Garonne në Francë.
Bëhet fjalë për dy familje shqiptare me pesë fëmijë, të cilat presin këshilla për orientim rreth kërkesës së tyre për azil.
Në Francë, shqiptarët janë ndër të parët që parashtrojnë kërkesa për azil në rrethinën e Tuluzit.
Sipas kësaj komune, shifrat e tilla janë rritur fortë gjatë vitit të kaluar, në krahasim me një vit më parë. Në vitin 2016, Shqipëria radhitej e para në Francë për kërkesa të azilit, me 7 432 kërkues të regjistruar nga autoritetet përkatës franceze.
Disa hapa më larg janë vendosur shqiptarë të tjerë, me tenda të thurura nën ballkonet e francezëve. Familja Çupi e rrëfen fatin e saj : Dy vite e gjysmë në Lille, kërkesa e parë për azil i është refuzuar, më pas kthimi në Gjermani para se të rikthehen në Francë, shkruan “La Depeche”.
Fillimisht në Dunkerque, e më pas në Tuluz që tre javë. Në brendinë e tendës dy vogëlushe të shqetësuara të moshës tre e pesëvjeçare.
Njëra nga to është e lindur në Francë. Familja shpjegon se rregullisht cingëron në numrin telefonik 115, numër ky që u është dedikuar të pastrehëve, por se asnjëherë deri më tani nuk kanë marrë përgjigje.