970×90
970×90

Jessica Chastain viziton Kievin dhe takohet me presidentin Zelensky

Jessica Chastain viziton Kievin dhe takohet me presidentin Zelensky

Aktorja dhe producentja amerikane, Jessica Chastain, e ka vizituar të dielën (7 gusht) kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.

Gjatë mëngjesit ylli hollivudian e ka vizituar spitalin e fëmijëve, Okhmatdyt, ku është njoftuar me punën e stafit mjekësor dhe u ka dhënë dhurata fëmijëve.

Aty është takua me fëmijët nga Kherson dhe Chernihiv, të cilët janë duke u trajtuar në atë spital.

Aktorja e ka vizituar qytetin e heronjve, Irpin, që ndodhet në rajonin e Kievit, ku ka biseduar me autoritetet lokale dhe ka ecur përreth qytetit.

Në një format të mbyllur, Chastain zhvilloi një takim me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe kreun e zyrës së presidentit, Andriy Yermak.

Bazuar në rezultatet e takimit, Zelensky shkroi se falë vizitave të njerëzve të tillë të famshëm, bota do të dëgjojë, dijë dhe kuptojë të vërtetën edhe më shumë për atë që po ndodh në Ukrainë.

Related posts