Jennifer Lopez ka zbuluar së fundmi detaje të reja nga jeta e saj, të cilat kanë habitur publikun.
Përkatësisht, në dokumentarin “The Greatest Love Story Ever”, i cili u shfaq premierë të martën, këngëtarja 54-vjeçare zbuloi detaje më pak të njohura nga jeta e saj.
Dokumentari shpalos rrugën e saj dramatike drejt famës, pra situatat me të cilat është dashur të përballet për të qenë e suksesshme, pasi ka pasur një fëmijëri shumë të vështirë gjatë jetës së saj në Bronx.
Këngëtarja tregoi gjithashtu se çfarë marrëdhënieje kishte me prindërit e saj, duke pretenduar se nuk po merrte mjaftueshëm dashuri, për këtë arsye vendosi të bëhej e vlefshme për të fituar vëmendjen dhe besimin e prindërve të saj, Guadalupe Rodriguez dhe David Lopez.
“Nuk isha as më e madhja, as më e vogla, isha në mes”, ka shpjeguar ajo duke thënë se është rritur me një “nënë narcisiste”, ndërsa babain e ka quajtur të paqëndrueshëm emocionalisht, i cili punonte natën dhe flinte ditën.
Prindërit e saj nuk shfaqen në dokumentar, por kur përmenden, shfaqen fotot e tyre. Ky zbulim për nënën e saj është befasues, duke qenë se janë shumë të afërt.
Jennifer foli më parë për marrëdhënien e saj të trazuar me nënën e saj në dokumentarin “Halftime” nga viti 2022.
“Mamaja ime është një grua super e komplikuar dhe mban shumë ‘barrë’ mbi supe, dhe ajo donte që ne të ishim të pavarur dhe të mos vareshim kurrë nga një burrë. Ajo bëri atë që duhej të bënte për të mbijetuar dhe kjo e bëri atë të fortë”, tha ajo më pas.
Sa i përket marrëdhënies me të atin, këngëtarja dhe aktorja tha gjithashtu se ata kanë një lidhje të ngushtë, pavarësisht se prindërit e saj u divorcuan dhe ai u martua sërish. Ajo e mbështeti këtë pretendim duke shpërndarë një postim vitin e kaluar në të cilin uronte babanë e saj për ditën e babait, duke shkruar se e do atë.
Pjesa më e madhe e dokumentarit të ri të Jenniferit ka të bëjë me mënyrën sesi ajo i kapërceu këto të meta emocionale të fëmijërisë për të gjetur dashurinë e vërtetë, pas tri martesa të dështuara dhe vitesh terapie te psikologu.