Këngëtarja me famë botërore, Jennifer Lopez njihet si një femër shumë e suksesshme në muzikë, aktrim, vallëzim, biznes e dizajn të modës, shkruan Indeksonline.
Ajo tash e 2 vite është në krahët e Alex Rodriguez, e që duket po e shijojnë dashurinë e tyre në secilin moment.
Kohëve të fundit është folur se ata po planifikojnë të martohen.
Së fundmi Jennifer Lopez ja ka shprehur dashurinë publikisht nëpërmjet llogarisë së saj në Instagram, duke ndarë një fotografi ku shihen momente intime me të dashurin ku ajo ka shkruar : “Ti amo”.
Kujtojmë që ata janë të lidhur nga viti 2017, dhe vazhdimisht janë paraqitur të lumtur përkrah njëri-tjetrit.