970×90
970×90

Jennifer Aniston me Brad Pitt, ja cfarë thotë aktorja

Jennifer Aniston me Brad Pitt, ja cfarë thotë aktorja

Që kur Brad Pitt i dha fund marrëdhënies disavjeçare me Angelina Jolie, të gjithë kanë shpresuar për një rikthim të aktorit me Jennifer Aniston.

Pas ndarjes së tyre shumë të përfolur në vitin 2005, Jennifer dhe Brad patën një rikthim profesional, virtual, shtatorin e kaluar përmes një interpretimi të drejtpërdrejtë të filmit të 1982, Fast Times at Ridgemont High, i cili shërbeu për mbledhjen e fondeve për lehtësimin e COVID-19.

Aniston, e cila luante Lindën dhe Pitt, i cili luante Brad, u dhanë fansave një kënaqësi kur lexonin një nga skenat midis personazheve të tyre: Aniston me ironi i drejtohet Pitt me emrin e tij, ndërsa recitonte vargjet e rolit të saj.

Në një intervistë të mërkurën në The Howard Stern Show, Aniston kujtoi këtë përvojë, duke treguar se ishte shumë argëtuese dhe se ajo dhe Pitt kanë marrëdhënie të mira.

“Brad dhe unë jemi shokë, ne jemi miq,” tha Aniston. “Ne flasim dhe nuk ka asgjë të çuditshme, përveç të gjithëve që ndoshta panë atë që dëshironin, ose supozonin se do të kishte. Ne u argëtuam dhe ishte për një qëllim të madh!”

Ribashkimi profesional i ish-çiftit erdhi pas takimit të famshëm mes tyre në fillim të 2020-ës, në Screen Actors Guild Awards, kur të dy u panë shumë miqësorë pasi u përplasën me njëri-tjetrin në prapaskenë.

Përveç marrëdhënies së saj miqësore me Pitt, Aniston thuhet se ruan marrëdhënie shumë të mira me ish-burrin e saj, aktorin dhe producentin Justin Theroux, nga i cili u nda në shkurt të vitit 2018.

Jennifer Aniston tha për People se ajo është e interesuar të gjejë një partner fantastik dhe thjesht të jetojnë një jetë të bukur bashkë, por nuk e ka me ngut.

Related posts