970×90
970×90
970×90
970×90

“Jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme – Vetëvendosje do të jetë fituese”

“Jemi në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme – Vetëvendosje do të jetë fituese”

Përveç Lidhjes Demokratike të Kosovës qe vazhdimisht shpërfaqë retorikë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, këtë kanë filluar ta bëjnë edhe zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Deputetja e kësaj partie, Albulena Haxhiu, ka thënë për Gazetën Blic se vendi së shpejti do të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, ani pse ajo nuk dëshiroi që të flas për muajin eventual në të cilin do të mund të mbaheshin ato.
Shkaktarë që vendi duhet të shkojë në zgjedhje sipas Haxhiut është “brishtësia e qeverisë Haradinaj dhe se Kosova nuk e ka luksin ta durojë atë”.
“Nuk mund të them se cili do te jetë muaji i zgjedhjeve. Ajo çfarë është e qartë dhe dihet me siguri është se vendi së shpejti do të shkoj në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ne do të angazhohemi në këtë drejtim pasi që Kosova dhe qytetarët përballen me shumë probleme dhe nuk e kemi lluksin ta durojmë një qeveri të brishtë që vetëm dëme i ka sjellë vendit”, ka thënë Haxhiu.

Përkundër largimeve të mëdha që kanë ndodhur në këtë parti, për Haxhiun VV do të dal subjekti i parë në zgjedhjet e ardhshme.
“Largimet nga VV janë bërë për interesa personale dhe jo konceptuale e programore. Ka pasur tendenca të vazhdueshme nga të pakënaqurit që Lëvizja të dëmtohet me anë të veprimeve me qëllim të keq dhe shpifjeve në drejtim të Lëvizjes dhe ndaj Albinit por unë konsideroj që tentativat e tyre kanë dështuar. Ne po vazhdojmë punën në pikat e qendrat tona, për t’i shtuar radhët e për t’i fuqizuar ato. Këto dy muaj të fundit kemi pranuar me mijëra anëtarësime të reja. Lëvizja pavarësisht sfidave që ka pasur përreth dhe ndërmjet, vazhdon te jetë subjekti i parë dhe shpresa e vetme për qytetarët prandaj jemi të gatshëm të shkojmë në zgjedhje dhe atë sa më parë”, ka thënë Haxhiun për Gazetën Blic.

Koalicioni qeverisës, tashmë i posedon vetëm 52 vota, 9 më pak sa është e nevojshme. Kjo për shkak të daljes nga koalicioni të Listës Serbe, pas ngjarjes së arrestimit të Marko Gjuriqit, në veri të Mitrovicës.
Për të “mbijetuar” një qeveri ajo duhet t’i ketë së paku 61 vota të deputetëve të Kuvendit.
Është përmendur mundësia që javëve në vazhdim partitë opozitare ta hedhin në votim një mocion për rrëzimin e qeverisë Haradinaj. Sikur formimi i qeverisë, po ashtu edhe rrëzimi i saj mund të bëhet me 61 vota të deputetëve./Gazeta Blic/

Related posts