Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka shprehur entuziazmin dhe vendosmërinë e saj për zgjedhjet e 9 shkurtit, duke bërë thirrje për mbështetje të fuqishme ndaj partisë dhe liderit të saj, Dr. Lumir Abdixhikut. Shkruan Gazeta Projekti.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lushaku ka theksuar rëndësinë e bashkimit dhe angazhimit për një ndryshim të madh në Kosovë. Ajo ka bërë apel që qytetarët të votojnë për LDK-në me numrin 124 dhe për kandidaturën e saj me numrin 9.
“Si bija e Llapit, ju ftoj të më votoni dhe të bashkohemi për një Kosovë më të zhvilluar,” ka shkruar ajo, duke inkurajuar qytetarët që të dalin masivisht në zgjedhje dhe të bëjnë zgjedhjen që do ta udhëheqë vendin drejt një të ardhmeje më të mirë.
LDK vazhdon mobilizimin e saj në terren, duke kërkuar mbështetje për një qeverisje të re dhe një vizion të ri për Kosovën.
#LDK124 ✅ #JehonaLushaku9 ✅