Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka thënë se ShBA-të mirëpresin vendimin e Qeverisë së Kosovës për të lehtësuar dhënien e patentëve shoferë për të gjithë qytetarët.
Përmes një shkrimi në rrjetin social “X”, ai ka thënë se ShBA mbështet përpekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm.
“Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e qeverisë së Kosovës për të lehtësuar dhënien e patentë shoferëve kosovarë për të gjithë qytetarët e Kosovës. Ne mbështesim përpjekjet që mundësojnë integrimin e mëtejshëm dhe avancojnë vizionin tonë të përbashkët për një Kosovë gjithëpërfshirëse, multietnike.” – ka shkruar ai.