970×90
970×90

‘Je gati të djegësh jorganin për një plesht’/ Përplasje mes Berishës dhe Manjës në parlament

‘Je gati të djegësh jorganin për një plesht’/ Përplasje mes Berishës dhe Manjës në parlament

Vendimi i qeverisë për të hequr dorë nga më shumë se 3 mijë rekurse në Gjykatën e Lartë, ka sjellë debate të forta mes ish-kryeministrit Sali Berisha dhe ministrit Ulsi Manja në seancën e sotme parlamentare.

Ish-kryeministri Berisha e ka cilësuar si abuziv dhe se do t’i kushtojë shtetit dëme të mëdha. Pas akuzave të ngritura nga Berisha, ministri Manja tha se nuk është e vërtetë, sa kohë që parashikohet të hiqet dorë nga çështje, ku dëmi nuk kalon vlerën prej 1.2 milionë lekësh, si dhe dy gjykata të tjera janë shprehur kundër institucioneve të shtetit.

 “Jam i bindur që sa herë flet Saliu për të varfrit, për ish pronarët dhe ish të përndjekurit nuk e merr askush seriozisht se ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Ekzaktëisht siç bëri me udhëzimin e Këshillit të Ministrave për heqjen dorë nga rekurset në gjykatën e Lartë.

I thirri dhe i mbajti një paradite gazetarët aty për t’i sqaruar një VKM duke dizinformuar opinionin publik dhe këshilluesit. Çfarë është ky udhëzim? Orienton administratën shtetërore të heqin dorë nga rekurset e padepozituara kur vlera e disponimit të padisë nga ana e gjykatës nuk e kalon 40-fishin e pagës minimale. Pra shkon 12 milionë lekë të vjetra Sali. Fiksoje mirë këtë.

Do të hiqet dorë nga ato rekurse kur shteti i ka humbur gjyqet në të 2 shkallët e gjykimit, në shkallë të parë dhe të dytë ku përfituesit nga këto vendime, në vlerë leku janë jo më shumë 40-fishi i pagës minimale. Nuk bëhet fjalë për të hequr dorë nga rekurse që kanë ndikim të madh ekonomik në interesat pasurore të shtetit se nuk kemi luajtur mendsh ne.

E dyta hiqet dorë nga rekurset që kanë të bëjnë me njohje, vërtetim vjetërsie në punë, njohje të dhënave të dokumentit, librezë pune, regjistër themeltar, listë pagesa sepse ne në interesin e pensionistëve duam që ta gëzojnë pensionin, prandaj mos dil të flasësh këtu kur dezinformon opinionin publik. Ti e ke zakon, kur të djeg diçka, je gati të djegësh jorganin për një plesht se Shqipërinë ke dhënë prova që e ke djegur sa herë të është dashur”, tha Manja.

Related posts