
Edicioni i sivjetmë i festivalit “Kënga Magjike” do të jetë shumë më ndryshe prej herave të kaluara, shkruan lajmi.net.
Kjo jo vetëm për shkak të mënyrës së votimit, por edhe për arsye të artistëve që garojnë në këtë edicion.
Viti 2019 sjell në skenën e “Këngës Magjike” disa emra të njohur të estradës, që i munguan festivalit për disa vite me radhë.
Njëra ndër to është Soni Malaj, e cila të dielen prezantohet me baladën “Shije tradhtie”. E kjo baladë e kthen atë pas tre vitesh në këtë skenë.
Balada që për temë ka tradhtinë në një lidhje, është shkruar nga Ilir Berani, orkestrimin e bëri Shpëtim Saraçi, ndërsa mix/masterin Marco Borstain.
Një tjetër këngëtare që po rikthehet pas pesë vitesh në këtë festival është edhe Jehona Sopi.
Hera e fundit që Jehona mori pjesë në “Kënga Magjike” është viti 2013 me këngën “Të shkuara”.
Po ashtu, këtë të diele në “Kënga Magjike” do të prezantohen edhe grupi West Side Family, pas 11 vitesh mungesë.
Landi dhe Miri do të shfaqen në festival bashkë me vëllanë e Dr. Florit, Alban Kondi.
Kënga me titull “7 ditë” është punuar nga Elgit Doda, ndërsa pjesëmarrja e Albanit e bën të veçantë.
Neve na mbetet të shihet se kush do ta fitojë garën e ngushtë mes artistëve në këtë edicion të festivalit “Kënga Magjike”.