970×90
970×90

Januz Januzaj, ish i burgosur politik dhe aktivist i AAK-së në Istog, i reagon kryetarit të LDK-së

Januz Januzaj, ish i burgosur politik dhe aktivist i AAK-së në Istog, i reagon kryetarit të LDK-së

Sipas aktivistit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Januz Januzaj, kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, gjatë një tubimi në Istog, nuk u fokusua në nevojat e qytetarëve, por në kritika dhe ironi ndaj të kaluarës.

Në vend që të paraqiste një program shpresëdhënës dhe të përgjegjshëm, Abdixhiku përmendi figurat politike tashmë të ndjera nga kjo komunë dhe deklaroi:

“Do ta prejmë një shirit tjetër për atë urë (për urën në fshatin Saradran). Do ta bëjmë muze, muze e popullizmit ajo urë do të bëhet. Muze se çka sjell popullizmi. Çfarë sjell paaftësia.”

Këto fjalë kanë ngjallur reagime të forta, veçanërisht nga Januzaj, i cili, si ish i burgosur politik dhe aktivist i njohur në Istog, e ka cilësuar këtë qasje të Abdixhikut si të papranueshme dhe të padenjë për një kandidat që synon të drejtojë vendin.

“Pse merret me objekte të pashpirt?

Në një status në Facebook, Januzaj e ka kritikuar  Abdixhikun, duke thënë se një kandidat serioz duhet të fokusohet në ofrimin e alternativave për të ardhmen, dhe jo në ironizimin e projekteve të realizuara nga të tjerët.

“Qytetarët e Istogut nuk duan fjalë boshe dhe ironira për të kaluarën. Ata duan një program të qartë zhvillimor që adreson nevojat e tyre për arsim më të mirë, infrastrukturë të përmirësuar dhe zhvillim ekonomik. Mirëpo, në vend të kësaj, dëgjojmë sarkazma dhe britma që nuk i shërbejnë askujt,” – deklaroi Januzaj.

Related posts