970×90
970×90
970×90
970×90

James A. Baker mirëpret Shqipërinë në Botën e Lirë…30 vite më vonë

James A. Baker mirëpret Shqipërinë në Botën e Lirë…30 vite më vonë

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, ka përkujtuar në Twitter 30-vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve SHBA-Shqipëri. Në status lexohet fjala e Sekretarit të Shtetit, Baker, kur erdhi në Shqipëri në mars të 1991-it.

Ai deklaronte: “Ne jemi me ju, dhe ju jeni me ne!”

Kryeministri Edi Rama e ka ripostuar në profilin e tij pa asnjë koment.

Shqipëria e marsit 1991 sipas “Chicago Tribune”

Qindra mijëra shqiptarë i dhanë Sekretarit të Shtetit, James A. Baker III, një mirëseardhje të ndërkryer një ditë të shtune. Ata kishin mbushur sheshin kryesor të Tiranës. Në rrezen e tyre të shikimit kaloi për të parën herë një amerikan.

Nga i gjithë vendi, ata ishin mbledhur në Tiranë gjatë gjithë javës për të parë njeriun, vizita e të cilit simbolizon kthimin e Shqipërisë nga bota pas dekadave të izolimit total.

Turma u rreshtua në rrugët nëpër të cilat kalonte autokolona e Baker, duke brohoritur “Baker Baker” dhe tundur pankarta me thëniet “Welcome James” dhe ”Zoti e bekoftë Amerikën”.

Shumë shpreheshin se shpresonin se ai do t’u sillte të ardhura për të përmirësuar jetën e tyre të varfër. “Ne kemi pritur një jetë të tërë që Amerika të shfaqej”, tha Vladimir Fejali, një shofer taksie duke pritur në sheshin Skënderbej.

Pak para se të mbërrinte në qendër të Tiranës, autokolona e Baker-it u ndalua nga një turmë dashamirësish, që puthën xhamat e errët të makinës.

Teksa qëndronin në një podium me pamje nga një oqean fytyrash, që shtriheshin në të gjitha drejtimet, Baker, sekretari i parë i shtetit që vizitoi Shqipërinë, u shfaq i mbingarkuar. “Mirë se vini në shoqërinë e burrave dhe grave të lirë kudo”, i tha ai turmës frenetike që po brohoriste.

“Unë kurrë nuk kam parë e përjetuar diçka të tillë”, do të shprehej më vonë për gazetarët. “Ishte e gjitha shumë prekëse, dhe vërtet tregon se çfarë do të thotë të jesh amerikan”.

Ilir Ikonomi, 36 vjeç, një korrespondent i atëhershëm i Radios në Tiranë, tregon se ajo që e bëri skenën edhe më të mrekullueshme ishte se çdo gjë qe “mjaft spontane”. Askush nuk u fut në autobus. Nuk kishte asnjë poster rreth qytetit. Ishin vetëm fjalë goje që qarkullonin.

Vizita 7-orëshe e Baker-it erdhi në kuadrin e një shtyse për vendin e fundit të Evropës Lindore, që nuk e kish provuar ende reformën demokratike. Shqipëria vinte pas 47 vitesh izoluese të qeverisjes komuniste.

Pasi iu drejtua turmës, Baker u takua me presidentin Ramiz Alia dhe me drejtuesit e grupeve të opozitës. Ai gjithashtu drejtoi një sesion të parlamentit.

SHBA-të nuk kishin pasur marrëdhënie me Shqipërinë nga viti 1939 deri në mars, kur u mbajtën zgjedhjet e para parlamentare të vendit.

Më 12 qershor, Kabineti Komunist u zëvendësua nga një qeveri e përkohshme, në të cilën gjysma e 24 ministrave ishin nga partitë e sapoformuara të opozitës dhe gjysma nga Komunistët.

Related posts