970×90
970×90
970×90
970×90

Ja si ndodhi aksidenti ku u përfshi mbrëmë Albin Kurti

Ja si ndodhi aksidenti ku u përfshi mbrëmë Albin Kurti


Eskortës që po e shoqëronte mbrëmë Albin Kurtin i ka prerë rrugën një makinë që vinte nga rrugët dytësore, e cila ecte me shpejtësi të ulët.

Sipas raportimeve të mediave në Shqipërisë tre automjetet e tjera kanë frenuar në kohë, por makina me të cilën ecte Albin Kurti ka frenuar me vonesë duke u përplasur me automjetin e policisë.

Kurti nuk është lënduar.

Atij i është ofruar edhe një autoambulancë, por është refuzuar pasi nuk kishte pësuar lëndime. Kurti, shoferi dhe dy persona të tjerë në automjet nuk janë lënduar, por vetëm janë tronditur nga përplasja.

Më pas Albini ka vijuar rrugën me një automjet tjetër drejt Tiranës, ku në orën 19:00 kishte planifikuar një takim te Millenium. Kurti arriti atje disa minuta me vonesë, dhe rreth orës 21:30 takimi ka përfunduar. Më pas u largua drejt Kosovës.

Aksidenti është konfirmuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Po ka pasur një aksident të lehtë, por pa lëndime në njerëz. S’është askush i lënduar”, thuhet në deklarimin e VV-së.

Related posts