Është një ndër këngëtarët më të pëlqyer për publikun shqiptar.
Çdo projekt i tij muzikor, gjithmonë ka qenë një hit i radhës.
Është ky këngëtari Sinan Vllasaliu i cili është një ndër këngëtarët më të kërkuar në skenën muzikore.
E sot është një ditë e veçantë për të pasi ai feston ditëlindjen e tij të 55-të.
Është vajza e tij, Edona ajo e cila ka publikuar kolazh fotosh me babain e saj dhe nipin e mbesën e Sinanit, ku ka shkruar:
“aba ti je gjithqka per neve, ne festojm cdo dite qe te kemi ty! Urime ditelindjen pac shendet te plote dhe jete te gjate bashk me neve! Te duam shume. Dona, Jani dhe Nia”.