Dy largime të mëdha kanë ndodhur për pak ditë në Ambasadën më të rendësishme të Kosovës, në Uashington. Konsullja Modesta Imeri u shkarkua në raundin e parë të shkarkimeve nga Ministri i Jashtëm, Glauk Konjufca.
Ajo ishte në mesin e 14 të tjerëve të shkakrkuar me pretendimin për shkelje ligjore në emërim
E sot radhën e kishte ambasadorja Vlora Çitaku. Ajo u propozua për shkarkim në mesin e 7 ambasadorëve tjerë.
Ndonëse, ajo mund të priste vendimin e presidentit Hashim Thaçi, si autoritet final për emërim e shkarkim, ajo u deklarua se në një rrethane te tillë ajo dorëhiqet dhe nuk pranon te bëhet pjesë e “luftës politike”.
Por edhe sa persona kanë mbetur në Ambasadën kryesore të Kosovës. Në uebfaqën e ambasadës ka pak informacione për numrin e pergjithshëm të stafit, por Reporteri.net merr vesh se tashmë kjo ambasadë mbetet në gjendje jo të mirë. Sic merr vesh Reporteri, aty tashmë stafi është shumë i vogël.
“Frymezim Isufaj, ministër këshilltar, Ilir Qeriqi, atashe ushtarak, Rron Kryeziu, keshilltar ligjor dhe një atashe policor janë stafi i vetëm diplomatik i mbetur në ambasadë”, tha një burim i Reporterit. “Natyrisht janë edhe një shofer dhe asistentja e ambasadës qe nuk janë staf diplomatik”, tha ky burim.
Nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës nuk dihet nëse knë ndonjë plan për të rikuperuar largimet nga ambasada kryesore e e Kosovës. Derisa Kosova po merret me largime masive të diplomatëve, Serbia po merret me largimin e njohëve të Kosovës. E fundit ishte sot nga Sierra Leone.