Stafi profesionist shëndetësor në fund të këtij viti do t’i marrin pagat me rritje.
Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismajli ka publikuar një fotografi që tregon rritjet që do të ju bëhen profesionistëve shëndetësor, transmeton Indeksonline.
“Mjekët dhe infermierët nga fundi i këtij viti do t’i marrin pagat me rritje – më të lartat në rajon. Për këtë nuk ka dyshime. Me rritjen e pagave po krijojmë kushte që mjekët dhe infermierët e ri të mos largohen nga vendi.”, ka shkruar ai.
Mjeku specialist në fund të këtij viti do ta marrë pagë 1195 euro, njëlloj edhe mjeku specialistë i mjekësisë familjare.
Për më shumë shikojeni fotografinë./Indeksonline/