970×90
970×90
970×90
970×90

Ja me çfarë akuza të rënda ngarkohen 6 turqit e deportuar nga Kosova

Ja me çfarë akuza të rënda ngarkohen 6 turqit e deportuar nga Kosova
Në përputhje me udhëzimet e Prokurorisë, hetimet zhvillohen nga ekipet e Zyrës për Anti-Terror të Drejtorisë së Sigurisë të Stambollit

Agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu Agency i ka bërë publike akuzat me të cilat ngarkohen gjashtë turqit e deportuar nga Kosova me kërkesë të shtetit turk, si pjesëtarë të organizatës së Fetullah Gulenit, FETO.

“Është realizuar një goditje e rëndë me operacionin e Agjencisë Turke të Inteligjencës (MIT) në bashkëpunim me inteligjencën kosovare, ndaj strukturës së Organizatës Terroriste FETO/Strukturës së Shtetit Paralel (FETO/PDY) në Ballkan, e cila gjithashtu organizon arratisjen e anëtarëve të saj nga Turqia në shtetet perëndimore”, raporton Anadolu Agency (AA).

Raporti i AA

Personat Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina të cilët janë përcaktuar se janë ndër emrat e nivelit të lartë të organizatës dhe janë sjellë në Turqi me një avion të posaçëm pasi që janë kapur nga MIT. Hetimi ndaj të dyshuarve zhvillohet në Kryeprokurorinë e Stambollit.

Në përputhje me udhëzimet e Prokurorisë, hetimet zhvillohen nga ekipet e Zyrës për Anti-Terror të Drejtorisë së Sigurisë të Stambollit (TEM).

TEM ka formuar një ekip të veçantë për këtë hetim ndërsa mësohet se ky ekip punon në koordinim me MIT dhe njësitë e inteligjencës së drejtorisë.

Gjithashtu në kuadër të punimeve, në lidhje me të dyshuarit është duke u zhvilluar komunikim me të gjitha institucionet relevante në Turqi ndërsa theksohet se janë duke u hetuar detajisht pozicionet e tyre dhe veprimet në organizatë.

“Krimet organizative të pjesëtarëve të FETO-s të ekstraduara”

Të dyshuarit krahas aktiviteteve në shtetet e Ballkanit, kanë qenë të angazhuar për sigurimin e arratisjes së anëtarëve të organizatës në Turqi drejt shteteve të Evropës dhe SHBA.

Njësitë e sigurisë kishin vërtetuar se Cihan Özkan ka menaxhuar paratë e tubuara në emër të bamirësisë në shtetet e Ballkanit, të cilat i ka transferuar në Pensilvania të SHBA-ve ku ndodhet kreu i organizatës terroriste.

Ndërkaq, Kahraman Demirez, përgjegjës për strukturimin rinor në Kosovë, ka punuar në mënyrë aktive në shtetet e Ballkanit, ndërsa ka luajtur rol që organizatës t’i bashkëngjiten numër i madh personash.

Nga ana tjetër, Hasan Hüseyin Günakan, i sjellë po ashtu në Turqi përmes operacionit të MIT-it, ishte përgjegjës për mësimdhënësit në strukturat shkollore në rajon. Emrat e personave tjerë të sjellë në Turqi mësohet se kanë qenë figura të larta përgjegjës për strukturimin e FETO/PDY-së në institucione dhe organizata të ndryshme.

“Ka përgatitur raporte në favor të FETO/PDY-së në Institutin e Mjekësisë Ligjore”

Në veçanti, mësohet se Osman Karakaya ka luajtur rol aktiv në procesin Ergenekon, periudhë gjatë së cilës ai ka përgatitur raporte në favor të FETO/PDY-së në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Stamboll ndërsa për këtë arsye i është ndarë dekoratë nga ana e kreut të organizatës terroriste Fetullah Gülen.

I pandehuri Habip Bostan, i cili gjykohet në lidhje me strukturimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore në Gjykatën e Lartë Penale të 27-të të Stambollit dhe për të cilin është gjetur se ka përdorur ByLock, është bërë referencë që Osman Karakaya të hyjë në këtë institut. Gjithashtu është zbuluar se emri i Osman Karakaya gjendet në aktakuzën e strukturës së organizatës për Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Emri i Karakaya gjendet edhe në procesin Ergenekon. Raportin në lidhje me gjendjen shëndetësore të të pandehurit të arrestuar të procesit të dytë “Ergenekon”, ish Rektori i Universitetit Başkent, Prof. Dr. Mehmet Haberal, e kishte përgatitur Osman Karakaya. Pas raportit në fjalë avokatja e Haberal në atë kohë, Dilek Helvacı, kishte paraqitur një padi penale në Kryeprokurorinë e Ankarasë ndaj Karakaya për shkak të “nënshkrimit të vendimit për raport spitalor skandaloz, jo-ekzistent dhe të pavërtetë” me akuzën për “abuzim të detyrës”, shkruan në fund Anadolu Agency (AA).

Related posts