Ngjarja kryesore e kësaj jave ka qenë arrestimi i politikanit serb Marko Gjuriq në Kosovë.
Arrestimin e tij e bëri Njesia Speciale e Policisë së Kosovës – ROSU, pasi ai ishte futur në territorin e Kosovës pa lejen e autoriteteve vendore.
Në rrjetet sociale po diskutohet shumë një fotografi ku shihet se pjesëmarrëse në këtë operacion ka qenë edhe Marigona Beadini, natyrisht bashkë me kolegët e saj.
Vlen të theksohet se Marigona Beadini në të kaluarën ka qenë edhe sportiste mjaft e shquar, e cila është marrë me boks dhe karate. Ajo ka qenë kampione e karatesë dhe e boksit, ku edhe ka fituar turne të shumtë.