970×90
970×90
970×90
970×90

“Ja kur do të dalin pagesat e dyta nga Pakoja Emergjente”

“Ja kur do të dalin pagesat e dyta nga Pakoja Emergjente”

Kryetari i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është i bindur se brenda kësaj jave do të votohet rishikimi i buxhetit, që do t’i hapë rrugë ekzekutimit të pagesave nga Pakoja Emergjente.Ai ka inkurajuar qeverinë Hoti, që të bëjë më tepër për lehtësimin e jetës së qytetarëve të vendit, duke vlerësuar se është e pamjaftueshme shuma prej 170 euro, si ndihmë për punëtorët.

“Ideja e 170 euro për të punësuarit ka qenë një ide që pjesshëm i përgjigjet situatës, nuk e mbulon gjendjen e vështirë. Nuk justifikohet vonesa në shperndarjen e tyre, por duhet vepruar edhe më tutje. Gjatë kësaj jave mund të votohet buxheti dhe këto para mund të shkojnë tek qytetarët. Por këto nuk kanë ndonjë far vlere, sepse punëtorët kanë krijuar minusa. Është sitaute e vështirë dhe duhet të lëshohet paraja sa më shpejtë në treg”, tha Haradinaj për “GazetaBlic”.

Haradinaj, ka folur edhe rreth propozimit për ndarjen e një mjeteve financiare për secilin banorë të vendit, në vlerë prej 100 euro, duke thënë se është punuar në pakon e rimekëmbjes.“Ne kemi pasur propozim që të gjithë banorëve të vendit t’iu ndahet një shumë e saktuar. Tani është miratuar një pako e rimekëmbjes ekonomike”, u shpreh ai.

Related posts