Ja çka i bashkoi Ritën e Duan në Brit Awards
Rita dhe Dua kanë qenë shumë të përfolura për marrëdheniet e tyre
Por, gjatë defilimit të tyre sot në tepihun e kuq, të dy këngëtaret kanë pasur një gjë të përbashkët.
Fustanet e tyre kanë ngjasuar shumë.
Dua kishte të veshur një fustan pupëlorë, ngjyrë rozë të çelur që ngjasonte me atë të pulëbardhave.
E pak a shumë i njëjtë ishte edhe fustani me të cilin defilojë këngëtarja Rita Ora.
Për këtë event Rita kishte zgjedhur që të paraqitet me një fustan të bardhë, po ashtu pupëlorë por me ngjyrë të bardhë.
Nuk dihet a janë punuar këto dy fustane të i njëjti dizajner por duket se dy këngëtaret kosovare sonte i ka bashkuar stili dhe fustanet e tyre. /GazetaExpress/