970×90
970×90

J.Lo s’pranon të punojë me njerëzit e kësaj shenje të horoskopit: I largoi të gjithë

J.Lo s’pranon të punojë me njerëzit e kësaj shenje të horoskopit: I largoi të gjithë

Disa njerëz janë të fiksuar me horoskopin dhe ndër ta, edhe Jennifer Lopez. Duket se J.Lo e ka gjithë problemin me personat e shenjës së Virgjëreshës.

Sipas yllit të Glee, Heather Morris, Jennifer Lopez i largoi kërcimtarët nga audicioni i saj në turne, për shkak të shenjës së tyre astrologjike.

“Jennifer Lopez mbajti një audicion për kërcimtarë për një nga turnetë e saj,” tha Morris në podcastin Just Sayin’ këtë javë. “Ajo hyri dhe tha: Faleminderit shumë, ju keni punuar kaq shumë. Nëse ka ndonjë Virgjëreshë në dhomë, a mund ta ngrini dorën?”

Morris, e cila është vetë një Ujor, në fakt nuk ishte në atë audicion, por e dëgjoi historinë qesharake nga të tjerët.

“Ajo i pa dhe tha: ‘Faleminderit shumë që erdhët.’ Dhe ata duhej të largoheshin pas një dite të plotë audicioni për Jennifer Lopez”, shtoi ajo. “Shumicën e kohës në një audicion kërcimi, ju nuk paguheni, keni qenë atje që nga ora 10 e mëngjesit dhe jeni duke bërë audicion deri në orën 6 pasdite.”

Morris shtoi gjithashtu se Virgjëreshës “i pëlqejnë gjërat e planifikuara dhe të rregullta”, ndërsa J.Lo jeton me “pak kaos në jetën e saj”.

Po ashtu, rikujtojmë se ish-bashkëshorti i këngëtares dhe njëkohësisht babai i fëmijëve të saj, Marc Anthony, është i shenjës së Virgjëreshës.

Related posts