970×90
970×90

J.Lo shprehet e irrituar me publikimin e pamjeve nga dasma: U vodhën dhe u shitën për para

J.Lo shprehet e irrituar me publikimin e pamjeve nga dasma: U vodhën dhe u shitën për para

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez u martuan pak më shumë se një javë më parë dhe menjëherë pamjet nga festa u postuan në TMZ. Në një prej videove që qarkulluan në rrjet, J.Lo duket teksa i bën serenatë bashkëshortit të saj të ri me një këngë të padëgjuar. Mirëpo, Lopez duket se nuk është aspak e kënaqur për pamjet e publikuara.

Ajo tha se nuk u gëzua aspak që pa kudo klipin nga ceremonia, që ishte publikuar pa leje.

Në një koment që është kapur me screenshot dhe po qarkullon në media, ajo shkroi se pamjet po përdoreshin “pa leje” dhe u publikuan nga dikush “për para”.

“Kjo është marrë pa lejen tonë. Dhe kushdo që e bëri këtë përfitoi nga momenti ynë privat”, ka shkruar Lopez. “Nuk e di nga po e merrni të gjithë, sepse ne u kërkuam të gjithëve të mos ndajnë asgjë nga dasma jonë. Çdo gjë private që publikoj është OnTheJLO dhe e ndaj me fansat e mi. Gjë që e bëj kur të jem gati. Kjo u vodh pa pëlqimin tonë dhe u shit për para”.

Lopez më pas falënderoi fansat për kujdesin për këtë çështje dhe madje pëlqeu një postim të fansave që shfaq komentin e saj.

Ceremonia u mbajt në Georgia dhe ishte dasma e dytë e Affleck dhe Lopez, pasi ata u martuan ligjërisht në Las Vegas në korrik gjatë një arratisjeje të papritur. Nuk kishte shumë të pranishëm në atë event, por shumë njerëz morën pjesë në dasmën e fundit.

Related posts