970×90
970×90

Izraeli: Na u vranë edhe katër ushtarë, përfshirë një komandant kompanie

Izraeli: Na u vranë edhe katër ushtarë, përfshirë një komandant kompanie

Forcat Mbrojtëse të Izraelit kanë njoftuar se katër ushtarë të tjerë u vranë gjatë luftimeve në Rripin e Gazës të enjten, duke e çuar në 23 numrin e pjesëtarëve të rënë që nga fillimi i ofensivës tokësore kundër Hamasit.

Sipas ushtrisë izraelite, siç raporton gazeta “The Times of Israel”, ushtarët e vrarë të enjten janë:

Captains Beni Wais, 22 vjeç, komandant companie në Batalionin e 195-të të Brigadës së 460-të të Forcave të Blinduara, nga Haifa (djathtas në fotografi);

Rreshter Master Uriah Mash, 41 vjeç, ushtar rezervist në Batalionin e 52-të të Brigadës së 401-të të Forcave të Blinduara, nga Talmoni (në mes në fotografi);

Rreshter Master Yehonatan Yosef Brand, 28 vjeç, ushtar rezervist në Batalionin e 52-të të Brigadës së 401-të të Forcave të Blinduara, nga Jerusalemi (nuk ndodhet në fotografi), dhe

Rreshter Major Gil Pishitz, 39 vjeç, vozitës tanku në Batalionin e 9-të të Brigadës së 401-të të Forcave të Blinduara, nga Harishi (majtas në fotografi).

Për më tepër, një ushtar i Batalionit të 52-të të Brigadës së 401-të të Forcave të Blinduara dhenjërezer i Batalionit të 7008-të të Brigadës së 551-të janë plagosur seriozisht gjatë operacioneve në Rripin e Gazës, njoftoi ushtria izraelite.

Related posts