970×90
970×90
970×90
970×90

Izraeli fiton Eurovisionin

Izraeli fiton Eurovisionin

Ka përfunduar edicioni i 63-të me radhë i Festivalit Evropian të Këngës – Eurovision, me finalen e mbajtur në Altice Arena të Lisbonës, në Portugali, ku konkurruan 26 shtete finaliste.

Dhe në bazë të votave të shpërndara nga juria dhe publiku, fitues doli Izraeli. Këngëtarja Netta me këngën “Toy” u shpall fituese e sivjetmë i ‘Eurovision Song Contest’.

Pas votimit të jurisë, në pesë vendet e para renditeshin Austria, Suedia, Izraeli, Gjermania dhe Qiproja, mirëpo votat e publikut ndryshuan gjithçka.

Votat e jurisë (Foto: Eurovision.tv)

The Winner of the 2018 #Eurovision Song Contest is ISRAEL! #ESC2018 #AllAboard pic.twitter.com/Myre7yh3YV

— Eurovision (@Eurovision) May 12, 2018

Në fund triumfoi përfaqësuesja e Izraelit me 529 pikë, e cila padyshim se iu gëzua shumë këtij suksesi duke lënë prapa shqiptaren Eleni Foureira (436 pikë).

Here are the full results of #Eurovision 2018 Grand Final! ✨
Congratulations to #Israel! ?? pic.twitter.com/4XTpfWvAGv

— ?? (@escbasil) May 12, 2018

.@NettaBarzilai has just accepted her #Eurovision trophy! Don’t forget that you can listen to all the competing songs here: https://t.co/E78AQU0LmP pic.twitter.com/JIwZSz6K9G

— Eurovision (@Eurovision) May 12, 2018

Rikujtojmë që në këtë festival konkurruan tre shqiptare duke i përfaqësuar tri vende të ndryshme.

Eugent Bushpepa ishte përfaqësuesi i Shqipërisë me këngën “Mall”, me të cilën e pushtoi skenën e Eurovisionit me interpretimin e tij.

Eleni Foureria e përfaqësoi Qipron me këngën “Fuego” duke e ndezur atmosferën me performancën skenike.

Ndërsa, Ermal Meta së bashku me Fabrizio Moron interpretuan këngën “Non mi avete fatto niente”. /Telegrafi/

Related posts