970×90
970×90

Izraeli bombardon aeroportin e Alepos dhe Damaskut

Izraeli bombardon aeroportin e Alepos dhe Damaskut

Izraeli supozohet se ka kryer sulme ajrore ndaj aeroporteve ndërkombëtare të Alepos dhe Damaskut brenda territorit sirian të enjten sipas mediave shtetërore Siriane, transmeton Gazeta Projekti.

Sipas raporteve sulmet kanë shenjestruar disa rrugë dhe aeroportet.

Një burim ushtarak sirian ka thënë për agjencinë siriane të lajmeve SANA se sulmi i Izraelit është tentim i dëshpëruar për ta shmangur vëmendjen nga sulmet që po i bën në Rrip të Gazës dhe nga humbjet e saj si pasoj e rezistencës palestineze.

Burimi më tej ka thënë se Izraeli po përkrah forcat terroriste brenda Sirisë, raporton The Jerusalem Post.

Gjatë sulmeve ajrore një aeroplan iranian i Mahan Air i cili ishte duke ateruar në Siri, u rikthye në Teheran për të shmangur rrezikun.

Related posts