Një mbrëmje e madhe muzikore ishte paralajmëruar në “Izi’s apartment 197”, javën që shkoi, vendi i cili tashmë i shëndrruar në destinacion dhe adresë për adhuruesit e muzikës shqipe, ku këndohen hitet më të bukura nga këngëtarë të ndryshem, kësaj here kishte planifikuar diqka ndryshe prej herave tjera.
Menagjemnti i “Izi’s apartment 197”, në krye me pronarin, Istref Velici, kishte menduar që Prishtinës t’ia dhuronte mbrëmjen më të mirë të momentit duke i sjell ikonat e muzikës shqipe, Aleksandër Gjoka dhe Redon Makashi.
Ashtu edhe siq ishte menduar ndodhi, vendet ishin rezervuar me kohë duke mos lënë as edhe një hapësirë të vetme apo tavolinë.
Para kohe, klientët ishin pozicionuar në vendet e tyre për të dëgjuat hitet e mëdha të Aleksander Gjokes dhe Redon Makashit, të gjitha live.
Një atmosferë e cila gjallëruese dhe unike ku do të mbahet mend gjatë, tashmë kishte ndodhur në “Izi’s apartment 197”.
https://www.instagram.com/reel/Czg6h-3oisJ/?igshid=YjVjNjZkNmFjNg==